Armina Mevlani në fillim nuk e ka ditur se Shkëlzeni është djali i Sali Berishës

Gjatë një interviste të fundit blogerja Armina Mevlani ka lënë të kuptohet se në fillim nuk e ka ditur se Shkëlzeni ishte djali i Sali Berishës.

ShowBiz

05/02/2019 18:42

Blogerja Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha janë një ndër çiftet më të njohur të shoëbiz-it dhe komentohen për çdo detaj nga jeta e tyre, transmeton lajmi.net.

E duke qenë kështu, publikut sigurisht se u ka interesuar ta dinë se si është njohur me Shkëlzenin dhe a e ka ditur fillimisht se është djali i Sali Berishës. E këtyre pyetjeve ajo u dha përgjigje gjatë një interviste të fundit për ‘ Elite’.

Në intervistën në fjalë ajo tha se fillimisht nuk e ka ditur kush ishte Shkëlzeni pasi nga distanca u ka pëlqyer njëri-tjetri por nuk janë njohur.

“Në fakt forma sesi jemi njohur ka qënë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka”, tha Armina./Lajmi.net/