Armët mbretërore

Prej kur Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale kanë filluar të luajnë së bashku në formacionin bazë, Real Madrid e ka dyfishuar efikasitetin. Los Blancos kanë realizuar më tepër gola prej kur ylli portugez dhe ai uellsian kanë filluar të luajnë së bashku në formacionin bazë të trajnerit Carlo Ancelotti. Investimi i madh prej 100 milionë…

Sport

08/11/2013 14:10

Prej kur Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale kanë filluar të luajnë së bashku në formacionin bazë, Real Madrid e ka dyfishuar efikasitetin. Los Blancos kanë realizuar më tepër gola prej kur ylli portugez dhe ai uellsian kanë filluar të luajnë së bashku në formacionin bazë të trajnerit Carlo Ancelotti.

Investimi i madh prej 100 milionë eurosh për blerjen e Bale nga Tottenham gjatë afatit kalimtar të verës ka filluar të sjell fryt.

Ancelotti tani ka në dispozicion një repart të jashtëzakonshëm sulmues ku përveç Ronaldos në krahun e majtë, edhe ana tjetër është po aq e rrezikshme.

Në tri ndeshjet e fundit ku Ronaldo dhe Bale kanë luajtur së bashku nga minuta e parë, Reali ka realizuar mesatarisht katër gola dhe 12.3 goditje në portën kundërshtare.

Para se ata t’i bashkojnë forcat, mesatarja e shënimeve ishte 2.46 gola dhe 6.4 goditje për ndeshje. Bale pa dyshim e ka përforcuar sulmin që megjithatë ende bazohet kryesisht tek golat e Ronaldos.

Por, ata të dy ngadalë janë duke u shndërruar në shtyllat kryesore të lojës sulmuese të Realit.