Armero përforcon Milanin

Milan ka gjetur përforcimin e radhës. Rossonerët kanë arritur marrëveshje me Udinesen për transferimin e mbrojtësit të krahut, Pablo Armero.

Sport

05/08/2014 15:41

Ende pa u zyrtarizuar transferimi i Kevin Constant në Trabzonspor, Milan ka arritur marrëveshje për angazhimin e Pablo Armeros.

Rossonerët dhe Udinese kanë gjetur pajtimin për kalimin e kolumbianit në San Siro, në formë huazimi me të drejtë të blerjes në fund të këtij edicioni.

Tifozët kanë kritikuar ashpër kryesinë e Milanit gjatë këtij afati kalimtar të verës për mungesë të investimeve në skuadër, dhe gjiganti nga San Siro vazhdon të përforcohet me futbollistë të lirë ose të huazuar. Kjo nuk do t’ju pëlqejë tifozëve.

Megjithatë, Armero është futbollist që mund të jetë i dobishëm për trajnerin Filippo Inzaghi.