Armeni që u arrestua në kufi hyri nga Shqipëria pa vizë: I janë gjetur disa lloje të barnave dhe 2740 euro

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një shtetasi të Armenisë për kalim ilegal të kufirit, duke thënë se i njëjti s’ka poseduar vizë dhe se ka hyrë nga territori i Shqipërisë në Kosovë, duke e shmangur kalimin nëpër PKK. Nga policia bëhet e ditur edhe se, të i arrestuari janë gjetur disa…

Lajme

19/03/2025 11:00

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një shtetasi të Armenisë për kalim ilegal të kufirit, duke thënë se i njëjti s’ka poseduar vizë dhe se ka hyrë nga territori i Shqipërisë në Kosovë, duke e shmangur kalimin nëpër PKK.

Nga policia bëhet e ditur edhe se, të i arrestuari janë gjetur disa lloje të barnave dhe 2740 euro dhe monedha ruse, siriane, libaneze dhe dollar amerikan.

Policia ka vazhduar me procedurat e intervistimit të të dyshuarit në prezencë të avokatit dhe më pas, me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Postimi i plotë i Policisë: