Njoftimi i 28 prillit nga zëdhënësi i HHK-së, Eduard Sharmazanov ka ardhur pasi lideri opozitar, Nikol Pashinian u ka bërë thirrje armenëve të dalin në protesta në tri ditët vijuese për të “mbushur rrugët dhe sheshet e Jerevanit” më 1 maj, kur parlamenti pritet të votojë kryeministrin e ri.
Pashinian u ka thënë mbështetësve në Vanadzor, qytetin e tretë më të madh në Armeni se vendimi i HHK-së për të mos kandiduar dikë për kryeministër, “nuk ka qenë i keq mirëpo as shumë i mirë”.
Ndërkohë, presidenti, Armen Sarkisian është konsultuar me ish-kryeministrin Serzh Sarkisian dhe ushtruesin e detyrës së kësaj pozite, Karen Karapetian, me qëllim të uljes së tensioneve dhe për gjetjen e një zgjidhje për situatën aktuale, ka njoftuar zyra për shtyp e presidencës më 28 prill.
Pashinian ka udhëhequr protestat që kanë çuar në dorëheqjen e kryeministrit Serzh Sarkisian javën e kaluar.