Armend Muja thotë se Qeveria ka ndarë 5 milionë për çerdhe
Është duke u zhvilluar seanca e radhës plenare në Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast kur po diskutohet mbi buxhetin 2025, deputeti i VV-së, Armend Muja lavdëroi këtë buxhet dhe tha se ky është buxheti i rritjes së zhvillimit ekonomik. Muja madje tha se 5 milionë euro janë ndarë për çerdhe të reja, pavarësisht se…
Lajme
Është duke u zhvilluar seanca e radhës plenare në Kuvendin e Kosovës.
Me këtë rast kur po diskutohet mbi buxhetin 2025, deputeti i VV-së, Armend Muja lavdëroi këtë buxhet dhe tha se ky është buxheti i rritjes së zhvillimit ekonomik.
Muja madje tha se 5 milionë euro janë ndarë për çerdhe të reja, pavarësisht se Qeveria dështoi ta mbajë premtimin për 160 çerdhe.
“Janë katër aspekte që trajtohen këtu: përmirësimi dhe zgjerimi i qasjes në arsim. Janë 5 milionë euro që dedikohen për çerdhe të reja. Buxheti parasheh 25 milionë euro për ata që kyçen për herë të parë në tregun e punës. Prioriteti për përmirësim të shëndetësisë, buxheti parsheh buxhet rekord rekord për shëndetësi, tejkalon 370 milionë euro”, tha ai./Lajmi.net/