Armë, fishekë e narkotikë gjenden në Deçan, arrestohen tre persona
Armë e narkotikë janë gjetur dje në Deçan. Policia ka arrestuar tre persona të dyshimtë meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit në trup dhe në veturën me të cilën kanë qenë duke udhëtuar u janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, pesë fishekë, dy thika, një shufër metali, një sprej, një grinder paisje për bluarjen…
Lajme
Armë e narkotikë janë gjetur dje në Deçan.
Policia ka arrestuar tre persona të dyshimtë meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit në trup dhe në veturën me të cilën kanë qenë duke udhëtuar u janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, pesë fishekë, dy thika, një shufër metali, një sprej, një grinder paisje për bluarjen e narkotikëve, tri qese të vogla me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë pesha e të cilave nuk është matur, një palë dorëza dhe një emblemë metali.
Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/