Armando Broja humb sezonin, i duhet të operohet pas lëndimit të pësuar dje
Ylli në rritje i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit. Armando Broja u aktivizua dje me kombëtaren e Chelseat në një ndeshje miqësore, ku asgjë nuk eci mirë për të. Broja pësoi një lëndim në gju dhe tashmë do të ketë nevojë për intervenim kirurgjik për të minimizuar…
Sport
Ylli në rritje i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit.
Armando Broja u aktivizua dje me kombëtaren e Chelseat në një ndeshje miqësore, ku asgjë nuk eci mirë për të.
Broja pësoi një lëndim në gju dhe tashmë do të ketë nevojë për intervenim kirurgjik për të minimizuar problemin.
Sipas raportimeve të fundit, Broja do të operohet pas lëndimit në ligamente, dhe shpresat janë që ai të jetë gati për fillimin e sezonit tjetër, përcjell lajmi.net.
Ky lëndim, për fat të keq, do të shtyjë disa skuadra, siç mund të jetë Milani, t’i largohen garës për shërbimet e tij. /Lajmi.net/