Armando Broja do të largohet nga Chelsea

Ylli shqiptar, Armando Broja do të largohet nga skuadra e Chelsea gjatë merkatos së verës.

Sport

06/07/2022 09:36

Lojtari ka luajtur te Southampton si i huazuar, ku edhe kishte treguar paraqitje të mira, sidomos në gjysmë-sezonin e parë.

Megjithatë, ‘Ora News’ insiston se Brojas nuk do t’i jepet mundësia me ‘Blutë’ as gjatë fazës para-sezonale, përcjell lajmi.net.

Edhe vet lojtari i ka thënë klubit se dëshiron të largohet, nëse nuk është pjesë e planeve të Tuchel.

Chelsea ka larguar Romelu Lukaku nga klubi dhe akoma nuk ka afruar ndonjë sulmues. Mbetet të shihet se çfarë plane kanë ‘Blutë’ për Brojan. /Lajmi.net/