Arjani Konomi vazhdon me ‘thumbime’ ndaj Julit me këtë postim

Opinionisti i "Përputhen", Arjan Konomi ka ndarë njën imazh nga koha kur kishte vizituar një shpellë.

ShowBiz

27/02/2021 17:25

Konkurrenti i ri në “Përputhen”, Juljan Lala bëri emër për vete që nga dita e parë kur u fut në emision, shkruan lajmi.net.

Ai tha publikisht se jeton në një shpellë dhe udhëton nëpër botë pa para.

Së fundmi, opinionisti i këtij programi, Arjan Konomi, ka postuar në rrjetin e tij social Instagram, një foto nga vendbanimet prehistorike të Kapadokias, ku krahas fotos shkruante se edhe ai kishte jetuar në një shpellë.

Ndësa së fundmi ai që ngriti vetulla ishte pikërisht Arjan Konomi me postimin e fundit në rrjete sociale.

“Muhabet shpellash. Te mbetur vetëm në të ftohtë në një shpellë ujore, ku asnjë mjet detar nuk vinte të na merrte. Plani sekret me Iva Tiço ishte: nëse do na kapte uria të hanim Ilva Tare”, shkroi Arjani në mbishkrim./Lajmi.net/