Arjan Konomi me gjestin emocionues, takon djalin e Heyda El Saied

Lajmi i ndarjes nga jeta të artistes Hueyda El Saied ka tronditur mbarë opinionin publik. Hueyda u nda nga jeta pas betejës me tumorin duke lënë pas një djalë, 6 vjeç, Gabrielin dhe partnerin Thierry.

ShowBiz

28/11/2021 09:01

Hueyda u nda nga jeta pas betejës me tumorin duke lënë pas një djalë, 6 vjeç, Gabrielin dhe partnerin Thierry, shkruan lajmi.net.

Artistja la pas një trishtim të madh te familja, te mbarë publiku, fansat dhe miqtë e kolegët, të cilët reaguan të prekur në rrjete sociale, duke i dhënë lamtumirën me fjalët më të ndjera, mes tyre dhe miku i saj i ngushtë, Arjan Konomi.

“Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar!”, shkroi opinionisti.

Së fundmi, Konomi ka bërë një gjest mjaft të ndjerë duke udhëtuar drejt Luksemburgut, vendit ku jetonte prej kohësh Hueyda.

Arjani ka takuar djalin e saj Gabrielin./Lajmi.net/