Arjan Konomi i shkruan Borës: Femra si ty vështirë të ndeshësh, mos ndrysho për askënd dhe asgjë!

Arjani ka treguar përherë respektin që ka ndaj moderatores Bora Zemanit.

ShowBiz

05/12/2021 18:01

Në veçanti në situatën e shumëpërfolur Donald-Beatrix-Bora as Arjani nuk ka qëndruar indiferent, shkruan lajmi.net.

Dje ai postoi disa video që me shumë gjasë ishin kundrejt Donaldit ku personat si ai i qunate zvarranik social të etur për famë e para.

Ndërkohë sot ai ka postuar një foto me Borën ku edhe ka shkruar disa lavdata të shumta për të.

“@borazemani vajza të bukura, të suksesshme dhe prezantuese të famshme televizive ka plot sot, por fisnike, të përulura, dinjitoze, me ndjeshmëri të lartë, por edhe të forta si ty, vështirë të ndeshësh! Mos ndrysho për askënd dhe asgjë!”, shkroi Arjani sipër imazhit.

Ndryshe, Bora dhe Arjani kanë tri sezone që bashkëpunojnë në kuadër të emisionit “Për’puthen”./Lajmi.net/