Arilena përlotet në emision: Nuk kam folur kurrë, por dua t’ia them botës…

Arilena Ara është një prej artisteve më të suksesshme shqiptare.

ShowBiz

17/11/2018 23:30

Arilena Ara është ndër të paktat këngëtare që arrin ta mbajë ‘hermetike’ jetën private, shkruan lajmi.net.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Arilena është emocionuar në një moment, ku foli për babain e saj.

“Nuk kam folur jo pa qëllim, sepse e di që do prekesha. Që kur e kam humbur babin, kur dëgjoj fjalën ‘Baba’, më tingëllon çuditshëm. Jam e lumtur për njerëzit që e kanë babain e tyre sepse është fat i madh të thuash baba. Por sot dua t’ia them botës që babai ka qenë mbështetja ime më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij. Ai donte të isha këtu ku jam dhe shpresoj të jetë krenar për mua”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/