Arijanet Muric debuton sot me Gironan – titullar qysh në ndeshjen e parë

Arijanet Muric do të nis sot një aventurë të re.

Sport

19/09/2020 18:33

Portieri i kombëtares së Kosovës i është bashkuar së fundmi skuadrës së Girona dhe duket se atje do të ketë minuta në dispozicion për të, shkruan lajmi.net.

Muric është përfshirë në 11-ën startuese për ndeshjen e sontme të Girona.

Girona luan kundër Real Zaragoza, në një ndeshje miqësore.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin titullar të Girona. /Lajmi.net/