Arifi: Tuxharllëku me territore është humbje e shtetësisë së Kosovës

Shefi i Kabinetit të kryeministrit Haradinaj, ka reaguar edhe njëherë për mundësinë që me Serbinë të diskutohet për territore.

Lajme

04/01/2019 22:53

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka thënë se “Tuxharllëku”,  me territory është humbje e shtetësisë.

Siç u shpreh ai në këtë postim, “tuxharllëk mund të bëhet vetëm me pronat e babës”.

Ky është postimi i Arifit në Facebook:

“Tuxharlëku me territor të Kosovës për më shumë “shtetësi” është humbje edhe e territorit edhe e shtetësisë. Kërkush s’ka të drejtë me qitë n’pazar territor të Kosovës . Veç me pronat e babës bohet tuxharllëk”. /Lajmi.net/