Arifi: Shtrenjtimi i rrymës, vendim politik (video)

Haxhi Arifi e quan vendim politik për ngritjen e tarifave për energji elektrike. Ai nuk përjashton mundësinë që të organizohen edhe protesta.

Lajme

02/07/2014 14:32

Kryetari i Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, ka akuzuar Zyra Rregullative të Energjisë (ZRRE), se me shtrenjtimin e rrymës, po bënë plaçkë ndaj qytetarëve të Kosovës.

Arifi nuk përjashton mundësinë që të organizohen edhe protesta kundër këtij veprimi. Ndërsa, e ka quajtur si veprim politik këtë vendim të ZRRE-së.

“Zyra Rregullative Energjisë (ZRRE),  është një organ apo bord që i përgjigjët Kuvendit, dhe faktikisht para se të shpërndahet Kuvendi bisedat kanë pas mu bë në këtë drejtim, që të ngritët çmimi i kostos se rrymës, nga 5.05 në 5.28 cent”.

“Është një absurd sepse kjo me shuarjen e Kuvendit është dashtë që të pritet dhe prapë të negociohet me Kuvendin  dhe ti jep vizë edhe Kuvendi për një gjë të tillë”.

“Kjo nuk është pritë, por është marr një vendim ndoshta mund të jetë politikë nga qeveria”.

“Për ne, si BSBK, është një vendim i gabuar sepse për ky vendim është dashtë që të merret edhe nga organi që i përgjigjet ZRRE-ja, dhe bordi i saj Kuvendi i Kosovës”.

“Me këtë papunësi që është sot, ekonomia e Kosovës, bizneset e mesme dhe të vogla do të jenë të goditura dhe do ta na e shtojnë edhe një numër tjetër të papunësuarave.  Kjo është plaçkitje”, ka thënë Arifi.