Arifi: Pagat e sektorit publik rriten gjatë verës dhe kjo është 99% e sigurt

Ish-shefi i kabinetit në qeverinë e Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka thënë se pagat për punëtorët e administratës publike, ata shëndetësorë të arsimit dhe pensionistët do të rriten në verë. Arifi tha se zgjedhjet me siguri të plotë do të mbahen në tetor, ndërsa rrogat dhe pensionet Qeveria e Vetëvendosjes do t’i rrisë me një…

Lajme

14/06/2024 13:15

Ish-shefi i kabinetit në qeverinë e Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka thënë se pagat për punëtorët e administratës publike, ata shëndetësorë të arsimit dhe pensionistët do të rriten në verë.

Arifi tha se zgjedhjet me siguri të plotë do të mbahen në tetor, ndërsa rrogat dhe pensionet Qeveria e Vetëvendosjes do t’i rrisë me një përqindje jo edhe të vogël diku kah mesi i verës, transmeton lajmi.net.

“Një lajm i mirë për punëtorët  e administratës publike, punëtorët shëndetësorë të arsimit dhe pensionistët. Zgjedhjet për rreth 100% do të mbahen në tetor kurse rrogat dhe pensionet qeveria e vetëvendosjes do të i rrisë me një përqindje jo edhe të vogël diku kah mesi i veres e me se largu ne shtator. Kjo është deri 99% e sigurte. Urime e i gëzofshi”,tha ai./Lajmi.net/