Arifi: Në Bruksel nesër do të prezantohet statuti i Asociacioni të Komunave Serbe
Ish-shefi i delegacionit të Kosovës gjatë vitit 2018 për bisedimet teknike me Serbinë në Bruksel, Avni Arifi, ka thënë se nesër Serbia do të prezantojë para opinionit draftin e statutit të Asociacionit. Ai shton se nesër do të prezantohet një “statut që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës”, i cili synon krijimin e Republikës Srpska.…
Lajme
Ish-shefi i delegacionit të Kosovës gjatë vitit 2018 për bisedimet teknike me Serbinë në Bruksel, Avni Arifi, ka thënë se nesër Serbia do të prezantojë para opinionit draftin e statutit të Asociacionit.
Ai shton se nesër do të prezantohet një “statut që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës”, i cili synon krijimin e Republikës Srpska.
“Natyrisht që ky është vetëm një prezantim dhe një kërkesë ku do të ketë presion nga vendet aleate të Serbisë, por megjithatë pritet që statuti me Marrëveshjen e Brukselit të kalojë testin e Gjykatës Kushtetuese dhe ky është një element që mbron Kosovën“, ka thënë Arifi për Albanian Post.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka theksuar se mezi pret draftin që kanë përgatitur për Komunitetin.
“Duke pasur parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të ishte më mirë sikur të ma kishin paraqitur fillimisht në Prishtinë”, tha Kurti në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve Hina.