Arifaj thotë se Vizioni i Ri çon përpara Kosovën

Partia e Fortë do të punësojë 118 mijë persona dhe përkushtohet se do të krijojë një fond për punësim. Ata parashohin edhe investime në qendrat mjekësore nëpër burgje, në mënyrë që të burgosurit të mos kenë nevojë të shkojnë në spitale.

Lajme

28/05/2014 00:55

Kryetari lexhendari Partisë së Fortë, Visar Arifaj, tha se programi i partisë së tij, Vizioni i Ri, është programi që do ta çojë Kosovën përpara. Duke shpalosur programin, ai tha se Partia e Fortë parasheh një investim në qendrat mjekësore të burgjeve, në mënyrë që të burgosurit të mos të shkojnë në spitale.

“Vizioni i ri është programi politik, i cili është konciz i menduar për cdo problematikë dhe thjesht është një program që do ta çojë Kosovën përpara”, tha Arifaj në emisionin Interaktiv të KTV-së.

“Nuk kemi dashur ta shpërndajmë programin menjëherë, sepse ne si parti i respektojmë ligjet dhe nuk duam të bëjmë fushatë para fushatës, por prej nesër çdo qytetar mund të ketë qasje, ta lexojë dhe ta shohë vet se kjo është zgjidhja e vetme”, vijoi Arifaj.

“Nesër prej orës 18 zyrtarisht e hapim fushatën. Aty do të adresojmë me një fjalim tejet të rëndësishëm, ku do të ketë jehonë në tërë Kosovën dhe përtej gjeneratave”.

Duke folur për investimet që menmdon ti bëjë PF-ja, ai tha se është mwenduar një fond prej 1.2 milionëve në vit që do të ndahet në ngritjen e qendrave mjekësore në burgje. \”Kjo ka ndodhur për shkak të nevojave të javëve të fundit që burgjet të kenë qendra mjekësore brenda tyre me kushte më të mira”.

Ndërkaq, nënkryetari i kësaj partie, Yll Rugova prezantoi planin e punësimit, me ç\’rast tha se fondi nga “paratë e zeza” të diasporës do të shndërrohet në një Fond të Bardhë, dhe se paratë e mbledhura do të mundësojnë që të hapen 118 mijë vende pune.

“Do të krijojmë 118 mijë vende pune dhe një fond punësimi do ta bëjmë nga paratë që i kemi nga diaspora, ato janë para të zeza, por ne do ti kthejmë dhe ky do të quhet Fond i bardhë”.

Sipas tij, 36 mijë vende punë do të jenë në sektorin e shërbimeve, ku një numër i madh i të punësuarve do të jetë në call center, pjesa tjetër e punësimeve do të jenë  40 mijë në bujqësi, ku këta persona nuk do të punojnë fare, por për ta do të punojë një makinë dhe ata thjesht do të marrin pagë. 40 mijë e 500 persona do të jenë të punësuar në një fabrikë dhe 3 mijë personave do t\’iu gjejmë ne vet nëpërmjet të njohshmëve vende pune”, tha Rugova.