Ariana Grande shpallet ‘Artistja e vitit’ në ‘iHeartRadio Music Awards 2019’

Një nga festivalet më të mëdha në Amerikë, iHeartRadio Music Awards 2019, është zhvilluar mbrëmë, në teatrin “Microsoft”.

ShowBiz

15/03/2019 08:43

Në mesin e shumë artistëve të cilët kanë fituar çmime është edhe ylli botëror, Ariana Grande, shkruan lajmi.net.

Ajo është shpallur ‘Artistja e vitit’, e cila po ashtu ka performuar për herë të parë këngën e saj ‘Needy’, që është edhe pjesë e albumit.

“Faleminderit, ndihem e mrekullueshme. Jam shumë e nderuar,” tha ajo pas performancës së saj të mahnitshme. /Lajmi.net/