Ariana Grande i bashkohet protestës pas vrasjes së George Floyd

Ariana Grande është fotografuar në protestë.

ShowBiz

01/06/2020 09:10

Një numër i madh i njerëzve kanë dalë në protestë për shkak të vrasjes brutale që i është bërë George Floyd, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Ndër ta edhe emra të njohur të ekranit, përfshirë këtu Ariana Granden. Ajo është fotografuar me një pankartë në dorë në të cilën shkruan: Jeta e atyre me ngjyrë ka rëndësi.
George, 46 vjeç, ishte një i zi i paarmatosur që vdiq pasi një oficer i policisë në Minneapolis e mbajti të shtypur në qafë për më shumë se tetë minuta./Lajmi.net/