Arian Tahiri pas marrëveshjes me LDK-në: Ky është koalicioni i fitores për Mitrovicën

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, që i garanton mbështetje në balotazhin e 9 nëntorit. Në një postim në Facebook, Tahiri ka theksuar se kjo marrëveshje është një akt bashkimi për të mirën e qytetit, duke vendosur interesin e Mitrovicës mbi dallimet…

Lajme

02/11/2025 18:27

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, që i garanton mbështetje në balotazhin e 9 nëntorit.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka theksuar se kjo marrëveshje është një akt bashkimi për të mirën e qytetit, duke vendosur interesin e Mitrovicës mbi dallimet politike, raporton lajmi.net

“Sot e vendosëm Mitrovicën mbi dallimet politike që të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë në qytetin tonë. Marrëveshja e koalicionit që nënshkruam me LDK-në është një premtim për qytetin tonë. Është një dëshmi se kur zgjedhim të bashkohemi dhe të veprojmë me një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton,” ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Sot e vendosëm Mitrovicën mbi dallimet politike që të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë në qytetin tonë.

Marrëveshja e koalicionit që nënshkruam me Lidhjen Demokratike të Kosovës është një premtim për qytetin tonë. Është një dëshmi se kur zgjedhim të bashkohemi dhe të veprojmë me një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton.
Qyteti ynë ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike.
Ky është koalicion për Mitrovicën dhe mitrovicasit. Ky është koalicioni i fitores!
Për ty gjithmonë, Mitrovicë!/Lajmi.net/