Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Argjentinasit propozojnë rregulla të çuditshme për ndeshjet e futbollit gjatë COVID-19

19:55 | 7 Prill 2020

Futbolli është pezulluar në pjesën më të madhe të botës shkaku i COVID-19.

Shumica e lojtarëve të futbollit po kalojnë kohën në izolim, dhe drejtuesit e ligave po shohin mundësitë për përfundimin e tyre.

Një ide e çuditshme është prezantuar në Argjentinë, vend që po shqyrton mundësitë se si të fillojë sezonin e ri.

Në Argjentinë kanë shkuar aq larg, sa dëshirojnë edhe të ndryshojnë rregullat e futbollit.

Në propozimin e tyre, është thënë që ndeshjet të luhen pa tifozë, ndërsa goditjet nga këndi dhe gjuajtjet e lira të mos vlejnë, për të mos lënë grumbullimin e lojtarëve afër zonës së rreptësisë./Lajmi.net/