Argjentina voton në zgjedhjet presidenciale

Argjentinasit nisën sot të votojmë për të zgjedhur presidentin e ri që do të pasojë Cristina Kirchner, në pushtet prej vitit 2007 e cila nuk mund të merrte një mandat të tretë radhazi.

Bota

25/10/2015 16:18

Daniel Scioli, anëtar i koalicionit të majtë në pushtet por mjaft i moderuar, është favoriti kryesor në këto zgjedhje, përpara konservatorit Mauricio Macri, në krye të bashkisë së Buenos Aires prej tetë vitesh.

Qendrat e votimit priten të mbyllen rreth orës 18:00. Rezultatet paraprake do të bëhen publike rreth orës 21:00./atsh