Argjentina tregon dhëmbët

Argjentina është skuadra me bilancin më të mirë në mesin e konkurrentëve kryesorë për titullin e kampionit në Kampionatin botëror 2014. Për dallim nga ekipet tjera si Brazili, Spanja, Zvicra, Uruguai, Gjermania, Belgjika, dhe Kolumbia, bartës të grupeve për ‘Brazil 2014’ në kategorinë e skuadrës më të mirë – nëse konsiderojmë rezultatet në përballjet kryesore…

Sport

11/12/2013 17:20

Argjentina është skuadra me bilancin më të mirë në mesin e konkurrentëve kryesorë për titullin e kampionit në Kampionatin botëror 2014.

Për dallim nga ekipet tjera si Brazili, Spanja, Zvicra, Uruguai, Gjermania, Belgjika, dhe Kolumbia, bartës të grupeve për ‘Brazil 2014’ në kategorinë e skuadrës më të mirë – nëse konsiderojmë rezultatet në përballjet kryesore pas përfundimit të garës në Afrikën e Jugut më 2010 – në krye qëndron Argjentina e Alejandro Sabellas.

‘Albiceleste’ kanë fituar 10 nga 17 ballafaqimet (më tepër se kushdo tjetër) dhe ka mposhtur të gjitha skuadrat me të cilat u takua: tri herë Brazilin dhe nga një herë Spanjën, Gjermaninë, Italinë, Uruguain, Kolumbinë dhe Zvicrën.

Gjatë katër viteve të fundit, pasi Brazili u kualifikua si nikoqir pa zhvilluar asnjë ndeshje, bazuar në bilancin e deritashëm, kampioni i botës dhe Evropës, Spanja është e pesta me pesë humbje në 15 duele.