Argjentina publikon listën, Messi mbetet jashtë

9:26 | 19 Gusht 2019

Paulo Dybala dhe Lautaro Martinez kryesojnë skuadrën e Argjentinës për miqësoret e ardhshme kundër Kilit dhe Meksikës me Lionel Messin që mungon për shkak të pezullimit.

Lionel Scaloni njoftoi skuadrën prej 27 lojtarëve dje, duke përfshirë shtatë lojtarë që nuk kanë luajtur ndonjëherë më ‘Albiçelestët’, përfshirë Alexis Mac Allister, Leonardo Balerdi, Nicolas Figal, Lucas Martinez, Nicolas Dominguez, Lucas Ocampos dhe Adolfo Gaich.

Mac Allister, 20 vjeç, është i huazuar te Boca nga klubi i Premierligës Brighton dhe Hove Albion, i cili firmosi me sulmuesin në janar, përcjell lajmi.net.

Argjentina, e cila përfundoi në vendin e tretë në Kupën e Amerikës, do bëjë pa Messin në këto dy miqësore për shkak të suspendimit.

Argjentina luan me Kilin në ‘Los Angeles Coliseum’ më 5 shtator para se të takohet me Meksikon në ‘Alamodome’ në San Antonio, Texas pesë ditë më vonë.

Lista e plotë:

Portierët: Esteban Andrada (Boca Juniors), Franco Armani (River Plate) and Agustin Marchesin (Porto).

Mbrojtësit: Nicolas Otamendi (Manchester City), German Pezzella (Fiorentina), Leonardo Balerdi (Borussia Dortmund), Marcos Rojo (Manchester United), Lucas Martinez Quarta (River Plate), Gonzalo Montiel (River), Nicolas Figal (Independiente), Nicolas Tagliafico (Ajax).

Mesfushorët: Marcos Acuna (Sporting CP), Leandro Paredes (Paris Saint-Germain), Guido Rodriguez (Club America), Giovani Lo Celso (Tottenham), Nicolas Dominguez (Velez), Rodrigo De Paul (Udinese), Matias Zaracho (Racing), Roberto Pereyra (Watford), Exequiel Palacios (River Plate), Lucas Ocampos (Sevilla), Manuel Lanzini (West Ham),  Alexis Mac Allister (Boca).

Sulmuesit: Joaquin Correa (Lazio), Lautaro Martinez (Inter), Paulo Dybala (Juventus) and Adolfo Gaich (San Lorenzo). /Lajmi.net/