Argjentina në krye me Leo Messin arrin në gjysmëfinale të Copa America

Argjentina ka mposhtur Ekuadorin 3-0.

Sport

04/07/2021 08:38

Kombëtarja e Argjentinës ka mposhtur Ekuadorin 3-0, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, shkruan lajmi.net.

Argjentina e nisi me dominim total ndeshjen, dhe golin e parë e gjeti në min e 39’ kur realizoi Rodrigo De Paul pas asistimit të Leo Messit, për rezultatin e pjesës së parë 1-0.

Ekuadori u shfaq më e rrezikshme në pjesën e dytë pati disa raste të mira shënimi, por golin e gjetën sërish argjentinasit kësaj radhe përmes Lautaro Martinez në min e 84’ sërish me asistimin e Messit.

Ylli argjentinas i dha goditjen përfundimtare Ekuadorit me golin e tij nga gjuajtja e lirë në min 90+3’.

Argjentina në gjysmëfinale takohet me Kolumbinë e cila e eliminoi Uruguajin. /Lajmi.net/

YouTube player