Argjentina bën shaka me Brazilin (Foto)

Argjentina nuk ka hezituar të bëjë shaka me rivalin e përhershëm Brazilin pas humbjes së rëndë të skuadrës nikoqire të Kampionatit botëror nga Gjermania në gjysmëfinale, me rezultat 7:1.

Sport

09/07/2014 09:59

Brazil – Gjermani 1:7, tashmë ka hyrë në histori. Ankthi i brazilianëve të eliminuar mes turpërimit në gjysmëfinalen e Kampionatit botëror të tyre.

Një garë që tashmë merr shijen edhe më të hidhur për faktin se rivali i tyre i urryer Argjentina është e gatshme të përfitoj nga rasti dhe të mundohet të siguroj finalen e madhe kundër Gjermanisë, me një fitore sonte ndaj Holandës.

Ndërsa, e përditshmja “Ole”, ka publikuar një titull: “Diteci cosa si….sette” (Na tregoni se si ndiheni (me numrin 7)), një ngacmim i lidhur me heshtjen dhe pikëllimin që mbizotëroi në stadiumin Minerao pas golave të gjermanëve.

Titull ky që është shndërruar në hashtag në Twitter: #decimequesesiete.