Ardon Jashari transferohet te AC Milan – e konfirmon Romano
AC Milan ka arritur marrëveshje me Club Brugge për transferimin e mesfushorit Ardon Jashari, pas negociatave të gjata mes palëve. Brugge ka pranuar ofertën përfundimtare prej 39 milionë eurosh, ndërsa lojtari është autorizuar të udhëtojë për testet mjekësore në Itali, transmeton lajmi.net Sipas raportimit të gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Jashari kishte prioritet kalimin…

Sport
AC Milan ka arritur marrëveshje me Club Brugge për transferimin e mesfushorit Ardon Jashari, pas negociatave të gjata mes palëve.
Brugge ka pranuar ofertën përfundimtare prej 39 milionë eurosh, ndërsa lojtari është autorizuar të udhëtojë për testet mjekësore në Itali, transmeton lajmi.net
Sipas raportimit të gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Jashari kishte prioritet kalimin te Milan, duke refuzuar oferta nga klube të Premier League dhe Bundesligës.
Me këtë marrëveshje, saga e gjatë e transferimit përfundon, ndërsa Milan siguron një nga objektivat kryesorë të merkatos./lajmi.net/