Ardon Jashari po kërkohet nga “gjysma” e Premierligës

Ardon Jashari pritet të ketë mundësi të arta në afatin kalimtar të verës. Mesfushori i talentuar i Club Brugges që përfaqëson Zvicrën, ka shfaqur nivel të lartë të lojës dhe kjo ka bërë që ai të përcillet nga një numër i madh i klubeve angleze. Mediumi belg “VoetbalPrimeur” ka shkruar të shtunën se skautë të…

Sport

15/03/2025 19:56

Ardon Jashari pritet të ketë mundësi të arta në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori i talentuar i Club Brugges që përfaqëson Zvicrën, ka shfaqur nivel të lartë të lojës dhe kjo ka bërë që ai të përcillet nga një numër i madh i klubeve angleze.

Mediumi belg “VoetbalPrimeur” ka shkruar të shtunën se skautë të Chelseat, Arsenalit, Manchester Unitedit, Tottenhamit, Newcastle, Brentfordit, Nottingham Forestit dhe Brightonit e kanë parë nga afër 22-vjeçarin e talentuar.

Steven Defour, i cili ka luajtur me Burnleyn në Premier League, ka thënë se Jashari është gati për hapin e madh në karrierë.

“Ai është lojtari më i mirë në ligën tonë dhe ndoshta njëri prej më të mirëve që kemi pasur në dhjetë vjetët e fundit”, ka thënë Defour që është analist i futbollit në mediumin “Het Laatste Nieuës”.

“Kombinimi i tij i energjisë, agresiviteti dhe loja me top, e bëjnë atë të veçantë. Ai ka kuptueshmëri të shkëlqyer të lojës dhe teknikisht është i fortë mjaftueshëm për të luajtur në nivelin më të lartë”.

Jashari u transferua nga Luzerni te Club Brugge në verën e vitit të kaluar për gjashtë milionë euro dhe është zhvilluar shumë shpejtë si futbollistë.

22-vjeçari Jashari po kërkohet edhe nga skuadra tjera të ligave më të forta evropiane.

Club Brugge ia vazhdoi Jasharit kontratën deri në janar të vitit 2029.