Ardita Zenullahu zhgënjen, mbyll garat në Lojërat Evropiane Minsk 2019

Shigjetarja e vetme nga Kosova në këtë sport, Ardita Zenullahu, ka mbyllur garat në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Sport

25/06/2019 16:47

Ajo u eliminua nga britanikja favorite, Michaela Bryony Pitman, në 1/32 e finales, me rezultat 6:0.

Ardita deklaroi pas garës se kjo ishte një përvojë e mirë e fituar në Minsk, por që ka shpresuar që sot të ketë paraqitje më të mirë.

Edhe trajneri Fehmi Bylykbashi, tha se pjesëmarrje në Lojërat Evropiane është një ëndërr, ndërsa Arditës i mungoi përvoja, sidomos sot ndaj britanikës, ku kishte edhe emocione.

I urojmë më shumë fat dhe suksese Arditës në garat e ardhshme ndërkombëtare. /Lajmi.net/