Ardit Gjebrea thotë se dita e çlirimit të Kosovës është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët

Ardit Gjebrea ka disa fjalë për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

ShowBiz

12/06/2019 09:15

Ardit Gjebrea përmes një postimi në Instagram, ka uruar shqiptarët për këtë ditë të shënuar, shkruan lajmi.net.

Moderatori thotë se 20 vite më parë NATO u ka dhënë fund masakrave, meqë rast përfundoi makthi i vrasjeve, dhunimeve e dëbimeve.

“20 vite më parë si sot, NATO i jep fund masakrave të forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Përfundoi makthi i vrasjeve, djegieve, dhunimeve, dëbimeve!
Dita e çlirimit të Kosovës është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët! U rikthye paqja, drejtësia, dinjiteti!
Gëzuar vëllezër! ??♥️??”, ka shkruar Gjebrea. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BymXUS2n9TO/