Ardit Gjebrea ka një dedikim për vajzën tij, ku çdo baba mund ta gjejë veten (Foto)

Shpesh moderatori i të Dielës Shqiptare, ndan me ndjekësit dhe miqtë e tij virtual çaste nga jeta e tij familjare. Sigurisht që pjesën me të madhe të postimeve e zënë fotografitë ku protagoniste është Anna, vajza e vogël e shtëpisë.

ShowBiz

07/11/2016 10:00

Njësoj edhe para pak minutash, Arditi ka shpërndarë një foto mjaft të bukur, teksa shihet në shtrat pranë vajzës së tij. “Mirëmëngjesi! Ja kush ma bën zgjimin më të bukur në botë!” – është shprehur Arditi, ndërkohë që komentuesit kanë shprehur komplimentat e tyre për të voglën Annën.

Përveç këtij mëngjesi të bukur, mund të themi gjithashtu se Arditi dhe Anna janë si dy pika uji, sepse edhe në fotografi kuptohet lehtazi një ngjashmëri shumë e madhe midis të dyve. Sigurisht ky raport i bukur baba e bijë, është nga ato raporte ku çdo baba mund ta gjejë veten.

Siç do thoshte dhe Irma Libohova në këngën e saj, “kush ka vajza, botën ka”! /Blitz.al/

arditi