Ardian Kastrati i demanton lajmet se nuk do të jetë pjesë e listës për deputet: Po shohin ëndrra
Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati ka konfirmuar se do të jetë kandidat për deputet nga kjo parti për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se informacionet e shpërndara se nuk do të jetë pjesë e kësaj liste janë dezinformata, shkruan lajmi.net. “Propagandues të specializuar nga shkolla të…

Lajme
Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati ka konfirmuar se do të jetë kandidat për deputet nga kjo parti për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se informacionet e shpërndara se nuk do të jetë pjesë e kësaj liste janë dezinformata, shkruan lajmi.net.
“Propagandues të specializuar nga shkolla të Beogradit (dhe jo vetëm) ka një kohë që nëpër rrjete sociale po përhapin dezinformata se “Kastrati nuk ka me qenë në listën e PDK-së për këto zgjedhje”. Më vjen shumë mirë që merren me mua dhe shohin ëndrra. UNË DO TË JEM NË LISTËN E KANDIDATËVE TË PDK-së PËR DEPUTET. Shihemi nga 10 Shkurti në betejat e radhës për një Kosovë më të mirë! PËRJETËSISHT ME UÇK-në”, ka shkruar Kastrati në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: