Ardian Gjini: Fleni dathë, Blloku nuk po ndahet

Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini, ka folur lidhur me situatën e re brenda Bllokut, ku LDK ka filluar të kërkojë rikonfigurimin e marrëveshjes së LAN, dhe ka thënë se koalicioni nuk po ndahet. 

Lajme

31/10/2014 18:06

Gjini, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Blloku LAN nuk po ndahet dhe nuk është çështja te postet por te ndryshimi që i duhet vendit. 

“Po duket se ka nevojë për disa mesazhe, sonte! Së pari, të gjithëve që mendojnë se ndahet blloku, po iu them, ‘fleni dathë’. Se nuk prishet koalicioni ynë!”. 

“Së dyti, nuk është fare çështja e funksioneve të caktuara për njerëz të caktuar por për ndryshim në këtë vend tonin”.

“Së treti, dhe më e rëndësishmja, nëse mendoni se bllokada është për poste, atëherë po, për shkak se Hashim Thaçi nuk po dëshiron të shkojë në opozitë dhe të mbetet pa post”.

“Dhe së katërti, të gjithë atyre që mendojnë se duke e hapur kapitullin e Kryetarit të Kuvendit do të arrijnë ta riciklojnë PDK në pushtet, po iu them: të gjithë po e dimë, prandaj nuk do ta marrin!”. (lajmi.net)