Ardian Bujupi flet për fundin e lidhjes me modelen e njohur: Tani kemi vetëm fotot

Ardian Bujupi ka folur për lidhjen e dashurisë.

ShowBiz

19/10/2020 17:00

Ardian Bujupi u përfol për një lidhje me Sabrine Khan, modelen e klipit të tij “Modela”.

Këngëtari fillimisht mohoi se ishin në një romancë me njëri-tjetrin. Por i ftuar në “Shiko Kush Luan” ai pranoi se kënga “Juliet” i kushtohet pikërisht asaj.

Ardian Bujupi tha se kanë qenë bashkë por tani kanë mbetur vetëm fotografitë e tyre.

Ndërsa kur iu kërkua që t’i dërgonte një mesazh, ai tha se nuk mundej pasi “ishte pak prekëse”.

“Për momentin i them të dua nënës time, sepse nuk kam të dashur për momentin, ndoshta ndërrohet,”– u shpreh këngëtari.

Pjesë nga Intervista:

“Zhulietë është projekti yt i fundit, a është njeri pas kësaj kënge?’- e pyeti Fifi.

“Zhulietë bëhet fjalë për një femër që nuk është më, ka qenë por tani kemi vetëm fotot. Ia kam dedikuar vajzës që kam thënë më herët,”– iu përgjigj ai.

“Ke mesazh për Zhuljetën që të ka rrëmbyer zemrën, Sabrinën,”- shtoi Fifi.

“S’di cfarë të them, është pak prekëse,”– përfundoi Ardian Bujupi.