Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj bashkëpunojnë me yllin latin

Ardian Bujupi ka vendosur që duetit të suksesshëm me Xhensila Myrtezajn t'ia sjell edhe remiksin.

ShowBiz

19/02/2019 09:19

Ardian Bujupi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që ka realizuar remiksin e këngës “Çika çika”, shkruan lajmi.net.

Këtë herë ai ka bashkëpunuar me artistin Farruko, ndërsa kënga do të publikohet të premtën (22 shkurt).

Farruko është artist i njohur latin, i cili ka bashkëpunuar edhe me reperen e famshme Nicki Minaj për këngën “Krippy Kush”.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Ardian Bujupi është “Guns & Roses” në bashkëpunim me Helly Luv. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BuCI9yAlCkd/

https://www.instagram.com/p/BuCVrd3FF4d/