Ardian Bujupi bëhet me shtëpi të re në Gjermani

Ardian Bujupi ka blerë shtëpi të re në Gjermani.

ShowBiz

26/06/2019 23:31

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka blerë një shtëpi të re në Gjermani dhe këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ai prej vitesh jeton dhe vepron në shtetin gjerman andaj ka vendosur që të bëjë edhe investime atje.

“Shtëpia ime e parë”, ka shkruar ai pranë postimit të fotos në të cilën shihet i lumtur. Bujupi së fundmi ka sjell disa projekte të reja muzikore të cilat kanë rezultuar si shumë të suksesshme.

Po ashtu ai është prezent edhe nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore dhe gjithmonë krenar për prejardhjen shqiptare./Lajmi.net/