Arbnor Muja i reagon deklaratave të Giresse: Nuk janë aspak të vërteta, nuk e lejoj askënd ta njëllosë emrin tim
Futbollisti shqiptar, Arbnor Muja ka reaguar përmes një statusi në lidhje me deklaratën e trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse. Giresse sot në konferencë për media para ndeshjeve të qershorit tha se lojtari i Antwerp, Arbnor Muja ka kërkuar vendin startues, prandaj nuk është ftuar, shkruan Lajmi.net Por, Muja përmes një shkrimi në rrjetet…

Sport
Futbollisti shqiptar, Arbnor Muja ka reaguar përmes një statusi në lidhje me deklaratën e trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse.
Giresse sot në konferencë për media para ndeshjeve të qershorit tha se lojtari i Antwerp, Arbnor Muja ka kërkuar vendin startues, prandaj nuk është ftuar, shkruan Lajmi.net
Por, Muja përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka bërë një reagim duke përgenjështruar deklaratën e trajnerit francez, Alain Giresse.
“Deklarata e selektorit, Giresse që unë i kam kërkuar vendin e titullarit në ndeshjet e qershorit, është e pavërtetë. Me selektorin Giresse dhe ndihmësin e tij kam biseduar gjatë pjesëmarrjes time në ndeshjet e marsit, kërkesa ime ka qenë se ku qëndrojnë planet e selektorit Giresse për ndeshjet e ardhshme. Edhe pse nuk jam paraqitur kundër Izraelit dhe Andorrës dhe i kam treguar që mendoj se ka qenë e padrejtë mosprezenca ime në ndeshjet e marsit”, ka shkruar Muja në rrjetet sociale