Arbëria befason Prishtinën në ‘Agron Rama’

Arbëria ka dhuruar suprizën e javës, duke barazuar 1:1 me Prishtinën.

Sport

22/09/2020 18:08

Sfida e zhvilluar në ‘Agron Rama’ në Obiliq, dhuroi padyshim një nga ndeshjet më të mira, pasi rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat.

Vendasit në letër zhbllokuan ndeshjen përmes një goli të jashtëzakonshëm nga Dior Zabërgja (10′).

Otto John (35′) i bardhekaltërve barazoi nga afërsia, rezultat ky që doli të jetë epilogu final i këtij takimi.

Në vazhdim, të dyja skuadrat kishin rastet e veta por pa mundur të tundin rrjetën sërish.

Pas përfundimit të xhiros së dytë, të dyja ekipet tubojnë nga katër pikë. /Lajmi.net/