Arbër Zeneli e nis me gol sezonin në Holandë

Arbër Zeneli e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin në Holandë.

Sport

10/08/2018 20:52

Lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës po gëzojnë formë të lartë në fillim të këtij sezoni.

Njëri prej tyre është edhe Arbër Zeneli që ka shënuar gol në ndeshjen hapëse në kampionatin holandez, ku skuadra e tij po fiton 1:3 në udhëtim te Heerenven.

Zeneli gjeti golin në minutën e 43’ të pjesës së parë

Vlen të ceket se anësori i Kosovës asistoi edhe te goli i parë i shënuar nga skuadra e tij në minutën e 32’, që për realizatorë kishte Thorsby./Lajmi.net/