Arbenita pozon e zhveshur në pjesën e sipërme, pendohet dhe e fshin foton

Arbenita erdhi më ndryshe në paraqitjen e radhës.

ShowBiz

30/05/2020 11:04

Modelja Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, të cilën e shkëputi nga një fotosesion i saj, shkruan lajmi.net.

Në këtë foto, bukuroshja shfaqet e veshur me pantallona të zi ndërsa në duar kishte vendosur doreza me të cilat po e mbulonte gjoksin.

Pasi nuk mbante as sytjena veshur, Arbenita tentoi që me anë të duarve ta mbulonte gjoksin e saj, por ajo u pendua dhe e fshiu këtë imazh.

Përmes një tjetër postimi, modelja tha se është shumë e lumtur që javën tjetër do t’i kthehet punës pas pandemisë. /Lajmi.net/