Arben Veseli dënohet me 10 vjet burg për trafikim të drogës

Arben Veseli është emri i cili është shpallur fajtor për krim të organizuar në lidhje me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të heroinës nga Kosova për në Republikën Federale të Gjermanisë.

Lajme

11/03/2014 10:51

Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të Prishtinës e ka shpallur sot Arben Veselin fajtor për kryerje të krimit të organizuar, shkruan në njoftimin e EULEX’it.

Trupi gjykues është shpallur fajtor respektivisht për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitjen e paautorizuar të drogave të rrezikshme narkotike dhe të substancave psikotropike dhe e dënoi atë me dhjetë vjet burgim dhe me një gjobë prej 20,000 eurove.

“Ndërmjet janarit dhe qershorit 2012 i pandehuri organizoi dhe mori pjesë në trafikimin e heroinës nga Kosova për në Republikën Federale të Gjermanisë”.

“Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK)”, ka njoftuar EULEX.