Arben Gashi: Qeverisja e Vetëvendosjes bazohet mbi idetë e populizmit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se Vetëvendosje ka qeverisur me populizëm dhe jo me demokraci. Në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai tha se Kosova është nën sanksione si rezultat i qeverisjes së Kurtit. “Kjo legjislaturë dhe kjo qeverisje mund të llogaritet si më e…

Lajme
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se Vetëvendosje ka qeverisur me populizëm dhe jo me demokraci.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai tha se Kosova është nën sanksione si rezultat i qeverisjes së Kurtit.
“Kjo legjislaturë dhe kjo qeverisje mund të llogaritet si më e dobëta në historinë e Kosovës, në aspektin e vendimmarrjes, në aspektin e ndërtimit e konsensusit politik, dhe në aspektin e përfaqësimit të Kosovës.Është karakterizuar me një tendencë fillestare të kapjes së institucioneve, pastaj me shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës, dhe me tendenca të vazhdueshme për paaftësimin e Kuvendit me të drejtat e vendimmarrjes parlamentare”,tha Gashi.
“Sot Kosova si rezultat i kësaj qeverisje gjendet në sanksione dhe në një qeveri që nuk e ka idenë e qeverisjes, qeverisja e tyre bazohet mbi idetë e populizmit”, shtoi ai./Lajmi.net/