Arben Gashi, Kurtit: Po tingëllon i frikësuar e dobësuar

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se kryeministri Kurti po ndihet i frikësuar dhe i dobësuar.

Lajme

15/01/2022 15:22

Ai ka thënë se Kurti po ka nevojë për “trimnim” nga Kuvendi i Kosovës, shkruan lajmi.net.

Gashi ka thënë se nëse Kurti ka nevojë për këtë, atëherë Kuvendi mund t’ia japë.

“Kryeministri tingëllonte i frikësuar, i dobësuar. Ka nevojë për këtë trimnim nga Kuvendi. Mundemi me ja dhanë. Por ti nuk je kryeministër me korrespodencë. Pra, kryeministër po kam frikë, për frikën që po e reflekton ti në Kuvend”, tha Gashi. /Lajmi.net/