Arbeloa e komenton humbjen shokuese e turpëruese të Real Madridit
Trajneri i ri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa e ka komentuar humbjen e turpshme dhe shokuese që “Los Blancos” e pësuan mbrëmë nga Albacete në Copa del Rey. “Mbretërit” u mposhtën në minutat shtesë nga ekipi i divizionit të dytë të futbollit spanjoll, i cili e regjistroi një fitore historike 3:2. Pas lojës, trajneri i…
Sport
Trajneri i ri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa e ka komentuar humbjen e turpshme dhe shokuese që “Los Blancos” e pësuan mbrëmë nga Albacete në Copa del Rey.
“Mbretërit” u mposhtën në minutat shtesë nga ekipi i divizionit të dytë të futbollit spanjoll, i cili e regjistroi një fitore historike 3:2.
Pas lojës, trajneri i madrilenëve e mori përgjegjësinë për këtë humbje, ndërsa i përgëzoi lojtarët për angazhimin, përkundër humbjes.
“Në këtë klub, edhe barazimi është i keq — imagjino një humbje si kjo. Është e dhimbshme. Na dhemb të gjithëve, aq më shumë kur ndodh ndaj një skuadre të një kategorie më të ulët…”
“Nëse dikush është përgjegjës dhe fajtor për këtë rezultat, është qartë se j unë — unë i kam marrë vendimet për përbërjen, se si donim të luanim dhe ndryshimet.”
“Unë vetëm mund t’i falënderoj lojtarët për mënyrën se si më mirëpritën dhe për përpjekjen e angazhimin që e bënë sot.”