Arbeloa dëshiron të largohet nga Reali

Alvaro Arbeloa është dorëzuar përfundimisht. Mbrojtësi spanjoll duket se ka vendosur të largohet nga Real Madridi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sport

27/08/2014 16:19

Alvaro Arbeloa nuk ndihet më rehat në Real Madrid. Me të arritur trajneri Carlo Ancelotti, mbrojtësi i djathtë ka përfunduar në bankinë, pasi trajneri italian e preferon më shumë Carvajalin.

Prandaj, ish futbollisti i Liverpoolit duket se e ka marrë një vendim mjaft të vështirë, atë të largimit nga Santiago Bernabeu, shkruan ‘El Chiringuito’.

Arbeloa ka marrë kritika për paraqitjet e tij, kur i është dhënë rasti, kështu që dëshiron ta gjejë një ekip ku mund të luajë në vazhdimësi dhe pa presion.