Arbana shtatzënë, por kush do ta prezantojë emisionin e saj? Moderatorja shuan kureshtjen e të gjithëve

Arbana Osmani ka treguar se kush do ta zëvendësoj në emisionin e saj.

ShowBiz

23/09/2020 23:53

Duke qenë se Arbana Osmani është shtatzënë të gjithë ishin kurioz ta dinin se kush do ta zëvendësoj në emisionin e saj, shkruan lajmi.net.

Arbana Osmani do të rikthehet në “Top Channel” me spektaklin “Dua të të bëj të lumtur” në muajin janar. Njoftimin e ka dhënë vetë ajo me një status në Instagram ku rrëfen se emisioni shumë i dashur për shqiptarët do t’ju falë sërish emocione me historitë e veçanta.

E pyetur nga dikush prej ndjekësve se kush do ta udhëheq, Arbana ua ka shuar kureshtjen të gjithëve duke treguar se nëse shkon gjithçka mirë me shtatzëninë do ta udhëheq ajo vetë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CE4hgdegT46/