Arbana Osmani po shkëlqen në fustanin e kuq në natën e parë të “Big Brother Vip”

Reality show më i madh shqiptar ka filluar sonte.

ShowBiz

05/10/2021 21:12

Ka muaj që ishte paralajmëruar se “Big Brother Vip” tanimë do jetë pjesë e ekraneve tua pas një pauze 4 vjecare, shkruan lajmi.net.

Sot më 5 tetor është vetëm nisja e këtij spektakti gjigant të cilin prapë do ta moderojë Arbana Osmani.

Faqja zyrtare e Big Brother Vip në instagram ka postuar sonte një foto të Arbanës e cila po shkëlqen në fustanin e shkurtë ngjyrë të kuqe.

Meqë është nata e madhe gjithcka pritet të zbulohet sonte, ani pse disa nga banorët e parë tanimë vec dihen./Lajmi.net/