Arbana bën thirrje që rastet si ai i dhunimit të 15-vjeçares të denoncohen përmes medias
Arbana Osmani ka reaguar pas rastit të tmerrshëm në Tiranë.

ShowBiz
Një ngjarje që ndodhi së fundi në Shqipëri ka tronditur opinionin, një vajzë 15-vjeçare është përdhunuar nga roja i shkollës, shkruan lajmi.net.
Pas këtij pati reagime të shumta, por nuk munguan as thirrjet për të marshuar më 4 qershor në sheshin “Nënë Tereza”.
Së fundi, moderatorja Arbana Osmani me anë të një postimi thotë se prindërit duhet të flasin me fëmijët për çdo problem si dhe të denoncohen rastet e tilla në medie.
“Ne te gjithe kete histori kaq te tmerrshme, keto rreshta tregojne gjithcka, shtetin, turpin, moralin dhe familjen… Flisni me femijet tuaj, dhe mbi te gjitha jepuni te kuptojne qe do te jeni gjithmone krah tyre, cfaredo te kete ndodhur. Dhe ju lutem, ne kete vend me kaq shume probleme, perdoreni median per te denoncuar cdo lloj monstre qe prish qetesine tuaj vajza. Denonconi!”, janë fjalët e Arbanës. /Lajmi.net/